TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vala e inflacionit është në kontroll, por kriza e çmimeve vijon të shfaqë shenja ri-zgjimi. Sinjale mikse prodhoi edhe nëntori, me inflacionin që u rrit në 2 për qind pas 5 muajsh rënie. Treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve u rrit me 0.1 për qind në raport me tetorin, por duke mbetur gjithsesi ndjeshëm poshtë normave të vitit të shkuar.
“Jo që nuk ka rënë gjë, por çmimet janë rritur. Ata gënjejnë. Kjo është e tmerrshme. Këta po mbushen e ne po zbrazemi”, thotë një qytetar.
Edhe më shqetësuese rezultojnë sinjalet e përcjella gjatë nëntorit në drejtim të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve. Inflacioni në shtator te kjo kategori produktesh “kërceu” në 3.2 për qind duke vijuar të shkelë “vijën e kuqe”... asaj 3 për qind.
“Pjesa që lidhet me shërbimet bazë dhe ushqimet vijon të zeje një pjesë të konsiderueshme në portofolet familjare. Një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë nga importi. Oferta vijon të jetë jo e përputhur ndaj ndikon në rritjen e çmimeve në varësi të tregjeve të jashtme”, deklaroi Civici.
Arsyet e këtij paradoksi që po përsëritet shpesh duke konfirmuar se kriza e çmimeve nuk ka marrë fund shtrihen në disa drejtime.
“Ka ndikim edhe sezonaliteti. Ka luhatje të kërkesës me ofertën Çmimet anë të larta. Rritja po ndodh më lehtë. Nëse nuk do të rriteshin çmimet nuk do të kishim inflacion fare”, u shpreh Civici.
Pavarësisht flukseve të shkuara të turistëve jashtë-sezonalë, inflacioni te baret dhe restorantet në nëntor mbeti i fiksuar në nivelet më të ulëta ndonjëherë, në 1.8 për qind për të katërtin muaj me radhë./A2