AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 18:33

E rëndë! U rrëzua te Piramida e Tiranës, policja 22-vjeçare humb jetën në Spitalin e Traumës

E rëndë! U rrëzua te Piramida e Tiranës, policja

Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës.

Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa po shpenzonte kohën me familjen.

Policia ka bërë me dije se ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit.

Nga detajet e përcjella, A2 CNN mëson se 22 vjeçarja ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e saj të rëndë.

E reja u transportua te Spitali i Traumës, ku gjatë këtyre ditëve po merrte shërbimin shëndetësor, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.