TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar opinionin e bërë publik sot të Komisionit të Vennecias në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Ajo u shpreh se me mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje, mazhoranca qeverisë se ka kryer një puç kushtetues, ndërsa shtoi se tashmë jo vetëm në aspektin moral, Xhaçka nuk duhet të jetë më deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Lala e ka quajtur sjelljen e mazhorancës, si një shtim agonie e asaj që ka ndodhur deri tani.
“Të gjithë e dinim që mazhoranca po kryente një puç kushtetues dhe ky ishte problemi më i madh i ndodhur në Shqipëri ku një mazhonancë nuk respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk prisja asnjë reagim tjetër nga Venecia.
Xhaçka moralisht dhe politikisht ka rënë. Pas opinionit të Venecias nuk mund të jetë më deputetë. Tentativa e mazhorancës për të mbajtur në këmbë një çështje që nuk mbahet më thjeshtë shton agoninë”, u shpreh ajo.