AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 14:01

“Të mblidheni dhe t’i hiqni mandatin Xhaçkës”, Basha pas opinionit të 'Venecias': S’mund të diskutohet vendimi i Kushtetueses

“Të mblidheni dhe t’i hiqni mandatin

Deputeti demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai tha se e vetmja gjë që duhet të bëjë mazhoranca është që t’i heqë mandatin Olta Xhaçkës. Basha me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se opinioni i Venecias ka thënë shkurt se nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i hiqni mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.

Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës”, shkruan Basha.