AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 15:56

Akuza për marrje ryshfeti nga e moshuara, GJKKO dënon ish-oficeren e OPGJ

Akuza për marrje ryshfeti nga e moshuara, GJKKO dënon ish-oficeren e

GJKKO ka dënuar me katër vite shërbim prove ish-oficeren e OPGJ Anila Dusha, me akuzën për marrje ryshfeti ndaj një të moshuare. 

Pas shqyrtimit të dosjes së paraqitur nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e vendosi dënimin me 4 vite shërbim prove si dhe ndalimin për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

Procedimi ndaj Dushkut nisi pas denoncimit të rastit nga emisioni Fiks Fare. Oficerja Anila Dushku, i mori ryshfet 1 mijë euro 68-vjeçares Hava Lloga, e cila para disa vitesh u procedua dhe u dënua për ndërtim pa leje, për shkak se ndërtoi një banesë për vete dhe djalin në fshatin Qendër Librazhd me premtimin se do i mbyllte çështjen.

Nga të dhënat konkrete të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal, SPAK doli në përfundimet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë oficerja ajo që ka pasur një rol aktiv të kundërligjshëm në bisedat me të moshuarën duke i udhëzuar vendin dhe datën e takimit si dhe dorëzimin e shumës së parave.