TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Logu duke folur për Opinionin e fundit të dhënë nga Komisioni i Venecias, tha se aty thuhet qartë që vendimet e Kushtetueses janë të zbatueshme. Logu tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatave, aq më shumë i Kushtetueses është vepër penale.
Logu tha se deputetët, sipas Opinionit të Venecias, nuk detyrohen për të votuar, por vendimet e Kushtetueses janë detyrimisht të zbatueshme.
Ai e konsideroi qëndrimin e shfaqur nga socialistët si konfuz.
“Kemi dy vendime të Kushtetueses, një në 2023 dhe një tjetër në 2024, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Tani çfarë do të bëjnë, do e çojnë në Kushtetuese apo jo, papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës me Kushtetutën”, tha Logu.
Sipas tij, mazhoranca i njeh vendimet e drejtësisë kur goditen kundërshtarët politikë. “Kërkesa që u çua në Venecia na ktheu në shtet qesharak, pasi nuk kishte arsye sepse Kuvendi ti drejtohej Komisionit të Venecias për një gjë që e thotë qartë Kushtetuta”, tha Logu.