AKTUALITET, 3 Janar 2024, 18:03

Nën masën 'arrest shtëpie', Berisha nuk ndalet, mban fjalim me mikrofon nga dritarja e banesës së tij

Nën masën 'arrest shtëpie', Berisha nuk ndalet, mban

Sali Berisha nuk ndalet as nga arresti në shtëpi, teksa pasditen e sotme ka dalë me mikrofon në dritaren e banesës dhe ka mbajtur fjalim para dhjetëra simpatizantëve të tij që janë mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

Ai u shpreh se beteja e nisur në këtë rrugicë, do të shpërndahet në të gjithë vendin. 

“Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehjes. Kjo betejë ka për qëllim rikthimin pluralizmit. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtje”, tha ai ndër të tjera.