AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 22:25

Negociatat/ Spahiu, ironi me Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten

Negociatat/ Spahiu, ironi me Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre

Juristi Kreshnik Spahiu në Repolitix shprehu kundërshtinë e tij lidhur me deklaratën e Ramës, se BE i ka mbyllur 3 herë dyert Shqipërisë. Sipas Spahiut ka qenë vetë Shqipëria që i ka mbyllur dyert për në BE-së 30 herë gjatë këtyre 3 dekadave.

'Hapja e negociatave është hapi i fundit në anëtarësimin drejt BE. Është për të pritur nëse do kemi vendim politik apo procedurial. Mali i Zi apo Serbia, ku njëra ka plotësuar 33, i kanë bllokuar kalimin për shkak të problemeve politike të brendshme apo rajonale. Edhe Shqipëria mund të bëhet pengesë e vetes.

Jam kundër Ramës kur thotë jam poshtëruar 3 herë nga Europa. Shqipëqr8ia ka poshtëruar 30 herë veten duke u larguar nga BE. Nuk mendoj se BE ka patur tendencë për ti mbyllur dyert Shqipërisë.'
Më tej ai mendon se Shqipëria i ka mbyllur vetë dyert vetes për në BE, duke filluar që më ngjarjet e vitit 1997 kur u hapën depot e armëve dhe u larguam nga rruga europiane për 20 vite. 

Nga 97 kur u hapën depot e armëve dhe u largua 20 vite nga procesi, Shqipëria e ka poshtëruar veten e saj në sytë e BE. Nuk mendoj se BE ka ndonjë tendencë. Standardeve afrikane që ka Shqipëria, mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon.

BE nuk është bashkimi i popujve që flasin një gjuhë. Bashkim standardesh mbi parime juridike. Shteti juridik i bashkon së bashku që të bashkëjetojnë popuj që kanë bërë shekuj luftë me njëri tjetrin. Ne nuk na bën as ngjyra, as historia europianë. Europianë të bën shteti ligjor, shteti juridik.'