AKTUALITET, 15 Prill 2025, 17:25

Negociatat, Gonzato: Mbështesim Shqipërinë në çdo hap të rrugëtimit drejt BE-së

Negociatat, Gonzato: Mbështesim Shqipërinë në çdo hap

Ambasadori i Bashkimit Europian, përgëzon Shqipërinë, pas çeljes së negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm”.

“Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin e saj në BE: hapja e grupit të tregut të brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat në lidhje me BE-në. Përafrimi i vazhdueshëm me atë që është kërkuar nga BE, e sjell Shqipërinë më pranë një Evrope të bashkuar dhe më të sigurt", shkruan ambasadori në një reagim në “X”.

Gonzato theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap gjatë këtij rrugëtimi.