AKTUALITET, 26 Gusht 2022, 19:15

“Në shtator dalin afera të tjera”- Meta për hetimet e SPAK: I ka marrë direktivat nga Rama, le të kërkojnë në të gjitha bankat e botës, por…

“Në shtator dalin afera të tjera”- Meta për hetimet e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se SPAK-u i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishës.

Në një intervistë për Fax News, ish-Kreu i Shtetit u shpreh se të gjitha lobimet që LSI ka bërë në SHBA janë publike në Departamentin e Drejtësisë në Amerika.

Po ashtu, Meta paralajmëroi se ne shtator do te këtë afera te tjera, qe do te bëhen publike dhe qe e implikuar sipas tij është qeveria me ne krye Ramen.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë Shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë.

Të kërkojë në të gjitha bankat e botës. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirise.

Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që eksiton te SPAK.

Asgjë nuk e ndal revolucionin antikorrupsion, jo vetëm aferën e inceneratorëve ku në krye është Rama, por edhe afera të tjera si ajo e Portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator edhe në vazhdimësi.

Ajo e djegëseve vazhdon të përshkallëzohet dhe do ti marrë me veta të gjithë, por janë edhe afera të tjera që do ti bëhet e njohur publikut ku në krye është Ramovici”, tha nder te tjera Meta.