AKTUALITET, 26 Gusht 2022, 14:12

“Nuk ekziston asnjë fakt”- Meta flet për hetimin e nisur nga SPAK: Mali i letrave për Edi Ramën do ta kalojë godinën e SPAK-ut

“Nuk ekziston asnjë fakt”- Meta flet për hetimin e nisur

Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt apo psedudofakt për hetimin e ngritur nga SPAK në lidhje me të.

Meta: Lidhur me kërkesën apo me urdhrin e kreut të regjimit të inceneratorëve që është në akuzë prej meje si President dhe si rezultat i fakteve tona publike, dhe pse disa persona janë ndaluar si bedela të kryemafiozit, dihet që është dhënë një komandë një urdhër në Kongresin e Partisë për të nisur hetimet për ish-presidentin në atë kohë dhe kyetarin e Partisë së Lirisë.

Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë pseudofakt që nga SHBA-të deri në Zimbabve për asnjë shkelje të ligjit nga Ilir Meta apo LSI. Çështja është shumë e qartë për një pagesë 14 mijë dollar që është bërë në sipas rregullave.

Nëse kjo krijesë e partisë dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës ky nuk është problem im. Angazhimi im dhe I opozitës është që mali I fakteve për Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK-ut. Do kaloj dhe katin e parë e të dytë dhe do dalë mbi SPAK-un.