TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme para syve të bashkëshortes ndërsa ishte duke u larë në lumin Po.
Mediat italiane bëjnë me dije se 55-vjeçari shqiptar me banim në Pavia, është futur për tu larë në lumin Po, dhe sapo ka arritur në pikën ku dy lumenjtë Po dhe Ticino bashkohen, nuk ka mundur dot të dalë më.
Ka qenë bashkëshortja e 55-vjeçarit e cila ka dhënë alarmin, pasi pa që burri i saj nuk po dukej më. Shqiptari është zhytur në ujë në orën 17:00 dhe trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga lumi nga ana e palombarëve, rreth 200 metra nga ku është parë për herë të fundit.
Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella.