TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për News 24 nga Jala, është shprehur se akuzat nga ndaj tij për lobim në SHBA janë shpifje.
“Kjo ka dalë si spekulim dhe mashtrim. Mos përmendni emra që nuk janë në dinjitet. Ruani integritetin e audiencës. këto shpifje janë hedhur nga një revistë e Xhorxh Soros, që bën propagandë.
Është një çështje që është vetëm një mashtrim dhe asgjë tjetër, nuk ekziston. Asnjë pseudofakt. Që nga Amerika deri në Zimbabve që të ketë një shkelje të ligjit nga Meta.
Këta që i fabrikojnë këto, ju e dini se e mori në qafë Bilalin e shkretë, u vesh si gruaja e Bilalit. këto janë përrallat e Rilindjes që është në përpëlitjet e fundit.
A ju kanë thënë që do të iki në Hungari si Gruevski. Kjo nuk është më lëvizje dhjetori, tani kam të gjithë eksperiencat e duhura.”, tha ai.