TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga dita e sotme në të gjithë vendin do të hyjë në fuqi plani i masave të policisë së Shtetit në kuadër të nisjes së sezonit të ri turistik.
Policia bën me dije se gjatë fundjavës dhe ditëve të festave do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve të listuara më poshtë:
·Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
·Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
·Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
·Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
·Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.
-Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:
·“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;
·”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;
·”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;
·”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas
·”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas
·”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;
·”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;
·”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;
·”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;
·”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas
-Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:
·Të premten, nga ora 15:00-22:00;
·Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;
·Të dielën, nga ora 07:00-22:00.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që preken nga kufizimet e sipërpërmendura, që të zbatojnë me korrektesë masat kufizuese, me qëllim krijimin.