TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku katër anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown.
Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten.
Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi.
Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet do të vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion në lidhje me këtë tragjedi i kërkohet t’ia tregojë policisë.