TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të festave emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve ku jetojnë, punojnë apo edhe studiojnë.
News24 raporton se në Portin e Durrësit ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve, më konkretisht vetëm një traget ka dalë dhe ka hyrë në territorin shqiptar.
Sakaq bën me dije se nesër priten të dalin 6 tragete me pasagjerë.
“Nga qyteti Durrësi ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve nga Porti i Durrës. Gjatë ditëve të para vetëm një traget ka bërë hyrje e dalje nga brigjet shqiptare. Nesër priten të dalin nga brigjet tona 5 tragete me pasagjerë. Sipas burimeve të informacioneve bëhet me dije se 50 veta në ditë kanë hyrë nga Porti i Durrësit.
Duhet thënë se në 10 ditët e fundit të dhjetorit pati një fluks të hyrjeve. Vetëm nga nesër pritet të nisë dhe fluksi nga pika kufitare e Portit të Durrësit”, raportoi gazetarja e News 24.