TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Ditën e Dëshmorëve sot, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përkujtuar punonjësit e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.
Në këtë ditë të shënuar Çuçi thekson se emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme.
“Lavdi atyre që në kujtesën dhe historinë e Shqipërisë kanë për të mbetur të pavdekshëm falë veprës e sakrificës sublime që bënë.
Lavdi dëshmorëve të Policisë së Shtetit, që përtej plagëve të pangushëllueshme që kanë hapur në shpirtin e familjeve të tyre, emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme,”-tha Çuçi.