AKTUALITET, 16 Maj 2023, 15:48

Ndodhej në KZAZ si vëzhguese, avokatja bie nga shkallët, merret me barelë

Ndodhej në KZAZ si vëzhguese, avokatja bie nga shkallët, merret

Një incident ka ndodhur në njësinë nr. 5 në KZAZ nr. 35 në Vasil Shanto, ku avokatja Adriana Kalaja, është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke ndjekur procesin e numërimit të votave.

E akredituar si vëzhguese e koalicionit "BF", Kalaja ka rënë nga shkallët sapo ka mbërritur edhe në praninë e mediave.

Menjëherë është njoftuar urgjenca dhe Kalaja është dërguar në spital me barelë. Sipas dëshmitarëve, znj.Kalaja e kishte të pamundur të lëvizte.