TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi KZAZ-të të vijojnë procesin e numërimit e kutive të votimit për këshillat bashkiakë pa ndërprerje.
“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë. Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë”, thuhet në urdhrin e KQZ.
Ndërsa ka mbaruar numërimi për kryetarët e bashkive në gjithë vendin, procesi i numërimit për këshillat bashkiakë vijon ende.