AKTUALITET, 16 Maj 2023, 15:07

PS fiton 8 mandate në Këshillin Bashkiak të Delvinës, PSD ndjek "BF" si forcë e tretë 

PS fiton 8 mandate në Këshillin Bashkiak të Delvinës, PSD

Në bashkinë e Delvinës ka përfunduar numërimi i kutive për anëtarët e Këshillit Bashkiak ku rezulton fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë, 22 në total.

Nga këto të dhëna rezulton se Partia Socialiste ka marrë 8 mandate me 2023 vota, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3 mandate me 804 vota dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate me 751 vota.

Ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetë një mandat në këtë bashki me 416 vota.

Besmir Nexhip Veli, Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi me 3105 vota kundrejt kandidatit të "BF" Ilir Mehmeti që mori 1843 vota.