TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili mori një mandat tjetër në krye të bashkisë më të madhe në vend deklaroi se pret bashkëpunim me rivalët e tij.
I pyetur nëse mori mesazh urimi nga Belind Këlliçi, Veliaj tha se ka marrë vetëm mesazhin e dërguar para zgjedhjeve.
“Mesazh nuk kam marrë. Kam marrë një mesazh që e keni marrë të gjithë; a jeni të mërzitur? Ju ka ardhur në majë të hundës. Por skam marrë mesazh tjetër. Për Belindin, Markon, Arlindin, i uroj gjithë të mirat. Mezi pres që të bashkëpunojë me ta! Jo që të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mira. Është reale mundësia për bashkëpunim. E shoh që të bashkëpunoj me njerëzit e Belindit dhe jo me ata të Ilir Metës. Mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti që ta çojë para Tiranën”, tha ai.