TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në përfundim të numërimit të votave të 14 majit për këshillin bashkiak në bashkinë Selenicë, Partia Socialiste rezulton fituese me 7 mandate ndjekur nga Aleanca Liberale e Djathtë dhe më pas PSD.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 1 mandat, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat, Aleanca e Djathtë Liberale 2 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Partia Aleanca Demokratike 2 mandate.
Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 4.98%, ose 428 vota. Partia Socialiste 30.78% ose 2644 vota, Partia Agrare Ambientaliste 8.70% 747 vota, Partia Republikane 4.48% 385 vota, Aleanca Liberale e Djathte 10.75% ose 923 vota, Partia Demokratike 8.95% ose 785 vota, Partia Aleanca Demokratike 7.99% ose 686 vota, Partia Socialdemokrate-PSD, 785 vota.


Bashkia e Selenicës përmbledh disa nga fshatrat tradicionalisht të persekutuar gjatë periudhës komuniste në Shqipëri dhe shihej si bazë e opozitës së djathtë.
Në zgjedhjet e viteve 2007 e 2011, në njësitë përbërëse të bashkisë Selenicë votuan në masë në favor të Partisë Demokratike, ndërsa PD arriti të mbajë pushtetin edhe në vitin 2015, kur PS dhe LSI garuan bashkë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote ka njohur një rritje të lehtë përgjatë viteve të fundit ndërsa numri i votuesve ka rënë, duke reflektuar shkallën e lartë të emigrimit. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 sugjerojnë se votat e pakësuara nga emigrimi i mungojnë në fakt partive opozitare ndërsa Partia Socialiste ka arritur të ruajë e madje edhe të përmirësojë rezultatet e saj të mëparshme duke sjellë fitore të konsiderueshme në përqindje.
Numri i votuesve në lista është rritur nga 26,500 në vitin 2011, në 27 mijë në vitin 2021. Numri i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje ka rënë nga gati 13 mijë në pak më shumë se 10 mijë. Votat për partinë demokratike janë përgjysmuar ndërsa votat për PS-në janë rritur lehtë.