AKTUALITET, 16 Maj 2023, 13:58

Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka: Është hera e parë që humb, Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi

Jep dorëheqjen kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka:

Kreu i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen pas humbjes të koalicionit Berisha-Meta në bashkinë Lezhë.

Në një dalje për mediat u shpreh se nuk ka pësuar asnjëherë humbje ndaj do nuk e pranon më këtë post.

Fajtor për rezultatin në Lezhë quan Sali Berishën dhe strukturat drejtuese që thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll.

Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama.

Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.

Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.