TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokën e fqinjit.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në pronën ngjitur, në pronësi të shtetasit A. A.
Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.
Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan 57-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.
Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi rrezikojnë pasoja të rënda dhe përgjegjësi penale. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.