TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, duke komentuar krimin e rëndë në familje që tronditi sot Shkodrën, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij me armë gjahu, u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se, nga pikëpamja psikologjike, shoqëria shqiptare po kalon një krizë të thellë, ku dhuna shihet gjithnjë e më shumë si mënyrë për zgjidhjen e konflikteve.
“Psikologjikisht, kjo shoqëri është në kushte klinike. Dhuna është kthyer në instrumentin kryesor me të cilin shumë njerëz përpiqen të zgjidhin problemet e tyre.
Kjo tregon se kemi të bëjmë me një shoqëri në kushte ekstreme dhe psikologjikisht të sëmurë.
Edhe familja ka humbur busullën. Njerëzit nuk dinë më të mbajnë një familje, të bashkëjetojnë, të sakrifikojnë apo të kontribuojnë për njëri-tjetrin.
Shpesh mbizotëron egoizmi dhe, kur dikujt nuk i shkon diçka sipas dëshirës, arrin deri në kryerjen e akteve ekstreme.
Shoqëria ka nevojë të ndryshojë. Duhet të rikthejmë kuptimin e roleve në familje, të mënyrës se si ndërtohen marrëdhëniet mes bashkëshortëve dhe të edukojmë kulturën e dialogut.
Sot, për shumë njerëz, dhuna është parë si i vetmi mjet për të zgjidhur konfliktet, dhe kjo është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë sonë”- tha Mërtiri.