AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 23:04

“Nuk ka marre mjekim për problemet e shëndetit mendor”/ Lala jep detaje nga dhunimi i 17-vjeçares nga bashkëmoshataret

“Nuk ka marre mjekim për problemet e shëndetit mendor”/

Gazetarja Klodiana Lala dhe detaje për ngjarjen e rëndë të dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier nga tre vajza të tjera, e cila dëshmohej në një video të publikuar gjerësisht. 

Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se nuk ka funksionuar asnjë institucion, dhe se njëra nga vajzat dhunuese, vuan nga skizofrenia, por nuk ka marrë asnjë mjekim.

“Janë tre protagoniste që dyshohen për dhunë barbare ndaj një 17-vjecareje. Janë dy vajza 15-vjeçare dhe një 19-vjeçare.

Para një muaji 17-vjeçarja është thirrur nqë banesën e 19-vjeçares. Dy e kanë dhunuar, njëra e ka filuar. Ka shkuar në spital por nuk e ka rrëfyer, pastaj i ka thënë nënës dhe kanë bërë kallëzimin në polici.

Kemi edhe një polic të pezulluar. Njëra nga 15-vjeçaret është me kartelë dhe vuan nga skizofrenia. Ne nuk kemi institucione reahabilitimi. Pasi ka dhunuar në mënyrë barbare nënën ajo është arrestuar.

Masat mjekësore zgjatin një vit dhe ato lirohen.  

Mjafton të shikoje duart e vajzave me tatuazhe me kallashnikov për të parë se çfarë brezi po rritet.

Vajza me skizofreni duhet të ishte duke u rehabilituar. Kemi njerëz plot rrugëve të Tiranë skizofrenë. Vetëm para SPAK-ut vijnë me dhjetra njerëz me skizofreni, ka numër të lartë personash.

Dy nga vajzat janë afruar me punonjësin e policisë dhe e kanë joshur seksualisht. Ai tha se nuk ishte një juridiksionin e tij, por ai është pezulluar. Ai është babai i 2 fëmijëve.

Si është e mundur që një 15-vjeçare nuk ka marrë trajtimin mjekësor dhe një vajzë e pambrojtur dhunohet barbarisht se njër i thotë pse ke parë të dashurin tim?”- ngriti shqetësimin e saj gazetarja Lala.