AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 20:31

Ndarja nga jeta e senatorit amerikan, Yuri Kim: Do të mbahet mend për shërbimin në Shqipëri!

Ndarja nga jeta e senatorit amerikan, Yuri Kim: Do të mbahet mend për

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidati për president amerikan, Bob Dole.

Kim shprehet se ai ishte një patriot i vërtetë amerikan duke theksuar se jeta e tij do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës. Postimi i tij i fundit në Twitter lidhej pikërisht me të.