TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh në momentin që po zhvillonte online një “Foltore” me shqiptarët e Nju Xhersit në SHBA.
Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole, të cilin Berisha e cilësoi një mbështetës të shqiptarëve.
“I hidhur është lajmi që sapo mora për ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, ish-kandidatit për President të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo”, – tha Berisha.

Bob Dole, një ligjvënës shumëvjeçar amerikan i konsideruar hero i Luftës së Dytë Botërore dhe që më pas u bë një nga drejtuesit e Partisë Republikane u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.
Në shkurt, Dole zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4 dhe tha se po fillonte trajtimin. Dole ishte një nga drejtuesit e republikanëve në SHBA dhe në vitin 1996 garoi për President përballë Bill Clinton.
Pas humbjes së garës u tërhoq nga politika aktive, por vijoi të ishte në qendër të vëmendjes në programe të ndryshme televizive.






