AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 19:59

Koronavirusi në Shqipëri, një humbje jete dhe 328 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, një humbje jete dhe 328 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1796 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 328 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19, ndërsa 383 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Njofitimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 328 qytetarë, në këto bashki:
115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.  
Janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 55 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          328
Të shëruar në 24 orë       383
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 1796
Testime totale              1,405,077
Raste pozitive                201,730
Raste të shëruara          192,238
Raste Aktive                      6,382
Humbje jete                      3,110
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3122
Fier                  692
Gjirokastër     541
Shkodër          444
Durrës             372
Berat               334
Elbasan           275
Vlorë                202
Lezhë               162
Korçë               124
Dibër                 67
Kukës               47.