AKTUALITET, 28 Maj 2022, 12:57

Berisha flet pas votimit për Kryesinë e re të PD: Të zëvendësojmë orientimin e Shqipërisë nga Beogradi drejt Brukselit

Berisha flet pas votimit për Kryesinë e re të PD: Të

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas votimit për kryesinë e re të PD ku tha se ajo do punojë me mision “udhëheqjen e kësaj force politike drejt fitores së sigurtë”.

Ndër të tjera Berisha tha se duhet zëvendësuar “orientimi i Shqipërisë drejt Beogradit, me orientimin e saj natyral drejt Brukselit”

Për PD dhe misionin e saj, sot zgjidhet me kandidatura alternative kryesia e PD e cila ka misionin e saj të udhëheqjes së kësaj force politike drejt fitores së sigurtë të qytetarëve, demokratëve, mbi regjimin autokratik të Ramës, zëvendësimin e narkoshtetit të tij me shtetin ligjor, zëvendësimin e orientimit të Shqipërisë drejt Beogradit, me orientimin e saj natyral drejt Brukselit, krijimit të besimit te shqiptarët se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët”, ishte deklarata e Berishës.