TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani”, tha Meta.
“Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes”.
Ish-presidenti shprehu ngushëllimet për bashkëshorten Edlira dhe të afërmit e Bogdanit, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, tha Meta.