AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 15:57

Mbolli 6 bimë kanabisi, arrestohet 59-vjeçarja në Gjorm të Vlorës

Mbolli 6 bimë kanabisi, arrestohet 59-vjeçarja në Gjorm të

Një 59-vjeçare nga fshati Gjorm i Selenicës ka përfunduar në pranga nga Policia e Vlorës, pasi ka rezultuar se në pronën e tij kishte kultivuar 6 bimë kanabisi.

 Policia thotë se bimët janë asgjësuar përmes djegies, teksa 59-vjeçarja do të përballet me akuzat.

“Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”, thotë Policia.