AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 15:53

Salianji për ndarjen nga jeta të ish-deputetit: E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

Salianji për ndarjen nga jeta të ish-deputetit: E pabesueshme, kjo

Deputeti Ervin Salianji e ka quajtur “të pabesueshëm” lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani. Ndërsa ka shprehur ngushëllimet, Salianji e cilëson Gertin si një nga djemtë më të mirë të PD dhe një nga të rinjtë që ka dhënë kontribut të palodhur në politikë.

“E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë!

Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti”, shkruan Salianji.