AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 14:27

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, Fatmir Mediu: Prehu në paqe miku im!

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, Fatmir Mediu: Prehu në paqe miku

Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu i  shpreh ngushëllime familjes, ndërsa uron që i ndjeri të prehet në paqe pranë Zotit të cilit thotë që i besonte aq shumë.

MESAZHI

Eshte shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partise Demokratike, ish kryetar i FRPD nje njeri me cilesi te vecanta njerezore nderroj jetë.
Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe.
Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë.
Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë.