AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 14:51

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Basha mesazh ngushëllimi: I tronditur nga lajmi i papritur

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Basha mesazh ngushëllimi: I tronditur nga

Kreu demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Basha shprehet i tronditur për këtë lajm dhe shpreh ngushëllimet e ndjera për familjen në këtë orë të vështirë.

Postimi:

Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe. Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!