AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 21:13

Ndarja nga jeta e gazetares së VOA, presidenti Begaj: Gjatë 25 viteve të karrierës, u shndërrua në figurë të dashur për shqiptarët

Ndarja nga jeta e gazetares së VOA, presidenti Begaj: Gjatë 25 viteve

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetares së VOA, Rudina Dervishi. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se gjatë 25 viteve të karrierës së saj, Dervishi u shndërrua në një figurë shumë të dashur për shqiptarët.

Ai gjithashtu u shprehu ngushëllime familjarëve së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve.

Reagimi i Begajt:

Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’.