AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 18:31

“Bashkohemi me Berishën për të luftuar Ramën”, Bardhi tregon pse ndryshoi raporti me Bashën

“Bashkohemi me Berishën për të luftuar Ramën”,

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar raportin që ka pasur me Lulzim Bashën dhe se çfarë e bëri të mos e përkrahë më.

“Kur dikush merr një vendim për të përcaktuar rrugën bazohet në shumë episode. Unë e kam thënë se jam provokuar gjatë gjithë këtyre ditëve me shpifje, por kam zgjedhur të marr frymë disa herë përpara se të reagoj. U gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me interesat e mia. Unë kam vendosur që në politikë të jem i vërtetë. Bindja ime është se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon opozitën askund. Roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve është i pavërtetë. Patjetër që jam anëtar i Partisë Demokratike. Institucionet njohin Partinë Demokratike të Shqipërisë. Cilido që ka vendosur të devijojë nga vlerat dhe parimet nuk jam i detyruar as ta njoh dhe as të shkoj pas. Nuk kam ndjekur askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë, as t’i shkoj pas një rruge që të çon drejt humnerës. Unë kam zgjedhur rrugën e arsyes dhe në këtë moment rruga e arsyes na dikton një stopim të konfliktit dhe bërjes së të gjithëve bashkë për të luftuar kundërshtarin tonë politik Edi Ramën.”, tha ai.

Bardhi gjithashtu u ndal dhe te bashkëpunimi me Berishën. “Kam bërë thirrje për të gjetur rrugë bashkimi në PD”, theksoi ai.