TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fjalën e tij në Fier Ervin Salianji, falënderoi mbështetësit e tij të gjithë demokratët.
Salianji theksoi se qeveria e korruptuar duhet të bjerë dhe se Shqipëria ka nevojë urgjente për rotacion politik.
“Shqipëria ka nevojë urgjente për rotacion politike. E ka të domosdoshme largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ata qindra mijëra socialistë të ndershëm e dinë që kjo qeveri duhet të bjerë sepse kjo qeveri Lufton vetëm për një grusht njerëzish”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se mbështetja është shumë e madhe dhe se demokratët duan të shohin ndryshim.
“Ndryshimi është i pashmangshëm. Kjo opozitë besoj se mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje. Besoj se shumë se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Ndryshimi është thelbësor për të qenë fitues. Ne ndryshimin nuk e shmangim as përballë atyre që duan privilegje dhe PD duan ta mjelin si lopër për interesat e tyre. Ne duam një PD që të jetë fituese, e besueshme për qytetarët që të mos ketë frikë. Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Por të bëjë guximin. Ne duhet të bëjmë bashkimin dhe më pas të hapemi në shoqëri”, tha ai.