AKTUALITET, 3 Shkurt 2026, 16:04

Prokuroria, "tërmet" me dosjen "Kurum"! 33 masa arresti, të dyshuar drejtues të kompanisë dhe zyrtarë

Prokuroria, "tërmet" me dosjen "Kurum"! 33 masa

Afera me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ka rezultuar në 33 masa arresti. 

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka miratuar 33 masa arresti, mes të cilave 26 arrest me burg dhe 7 arrest në shtëpi. 

Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe të Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë. 

Masa sigurie janë lëshuar për drejtues të kompanisë, biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave.

Erdal Demir, administratori i “Kurum International”, është në masën e sigurisë arrest me burg. Të njëjtën masë ka edhe Yusuf Sezai Kurum, Gjovana Sokolaj dhe Doni Sokolaj. 

Ndërkohë ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Artan Dollani, i është caktuar masa, "arrest në shtëpi", pasi dyshohet për shpërdorim detyre. 

Dosja përmban dyshimet e Prokurorisë për një sërë veprash penale ndaj dhjetëra shtetasëve si,  “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transport i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale”, "Shpërdorim detyre", etj. 

Hetimi lidhet me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilat u kthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi të bërë nga Rrjeti i Bazelit, që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. 

Pas analizave të kryera në një laborator në Itali, mbetjet u konfirmuan si të rrezikshme.