AKTUALITET, 8 Mars 2024, 11:06

Ndahet nga jeta Kosta Barka, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë Berisha

Ndahet nga jeta Kosta Barka, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka. Ai mbajti postin e ministrit gjatë qeverisë Berisha.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një postim në Facebook.

“Humbëm një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë”, shkroi ligjvënësi demokrat, teksa shtoi se Kosta Barka ishte një simbol i qëndresës e vizionit progresiv.

Postimi i Tritan Shehut:

Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.

Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!

Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.

Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!