AKTUALITET, 8 Mars 2024, 09:29

Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë, ndërron jetë në spital 58-vjeçarja

Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një automjet ka përplasur punonjësen e pastrimit të kësaj bashkie.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (8 mars), ndërsa shtetasja me iniciale Sh.h., është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës dhe më pas ka ndërruar jetë.

58-vjeçarja kishte pësuar ka frakturë dhe homarragji në kokë dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Bëhet me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga shtëpia.