TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për procesin Beleri dhe dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës me dy vite burg për blerje votash.
Bushati tha se procesi ka qenë i manipuluar politikisht dhe për këtë është përdorur, policia, SPAK dhe në fund gjykata.
"Po flasim vetëm çfarë ka ndodhur brenda mureve të gjykatës.
Po të dalim pak jashtë mureve të gjykatës, policia është e Edi Ramës dhe këto përgjime i ka bërë policia. Në shtetin e propagandës, ku kapet një kundërshtar politik duke blerë vota, pse nuk del përgjimi?
Prokuroria ka nxjerrë vetëm një foto dhe thotë ja ku është Beleri me spiunin Arsen Rama, duke folur bashkë. Mbrojtja sjell një dëshmitar dhe thotë jam unë, nuk është Arsen Rama. Mbrojtja thot më sillni spiunin Arsen Rama dhe ti shohim në gjykatë. Gjykata thotë jo, nuk e bën këtë verifikim.
Dyshimi i tretë, vetëm në momentin që duhet, del dëshmia e penalitetit. Aty del i dënuar, para dhe mbrapa arrestit nuk del i dënuar. Dikush ka hyrë në sistem, e ka manipuluar. Thashë vetëm tre gjëra.
KQZ, dëshmitarë dhe një gjykatë që do ti shkojë të drejtës deri në fund, e ndjek këtë gjë deri në fund dhe thotë si ka mundësi që ka dalë kjo dëshmi? Po ti shohësh që e gjithë gjykata e ka marrë vendimin me një dëshmitar dy herë të dënuar për mashtrim dhe vjedhje dhe një polic që Rama e ka cuar me ngritje, janë elemente të mjaftueshme që do e kishte zili edhe KGB e kohës së Xherxhinskit. Nuk është puna e Fred Belerit, por nëse bëhet ky precedent, nesër na e bëjnë të gjithëve.
Ne nuk mund të pranojmë, jo armiku i popullit, por edhe Bin Ladeni, nuk mund të kapërcejmë një proces fëlliqësisht të montuar. SE e bëra me ironi, që marri pension, të quajnë anti-grek, etj. Këta po shkërdhejnë drejtësinë, po fillojnë me procese të montuara staliniste", tha Bushati.