TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eugen Beçi, ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe tashmë avokat, replikoi me analistët Andi Bushati dhe Andi Tela, që u shfaqën skeptikë ndaj provave të prokurorisë ngaj kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash më 12 maj 2023. Beçi tha se të gjitha provat nga pikëpamja formale janë marrë konform ligjit.
“Me këtë zhurmë që ka patur prokuroria dhe gjykata duhet të tregonte kujdes në çdo firmë. Të gjitha provat nga pikëpamja formale janë marrë konform ligjit.
Të gjithë veprimet prokuroria dhe gjykata i ka quajtur të mirëqena.
Por duke patur parasysh situatën, prokuroria duhet të tregohej e kujdesshme, që kemi të bëjmë me provokim apo jo”-tha Beçi.