AKTUALITET, 8 Mars 2024, 10:52

Masakra me tre të vrarë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për “killerin” Salvatore Letizia

Masakra me tre të vrarë, Gjykata e Lartë lë në fuqi

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për “killerin” me pagesë italian, Salvatore Letizia.

Ngjarja ndodhi më 27 maj 2015 te bulevardi “Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u vranë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Të përfshirë në krimin e rëndë janë dhe shtetasi Klevi Doçi dhe Markelian Doçi.

Vrasja e trefishtë që tronditi kryeqytetin ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në Tiranë, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015 e më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.