TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një urim me rastin e 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në urimin e saj Nikolla shprehet se tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin”.
Ajo shton se asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk ta nxisë zhvillimin shoqëruar më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.
Postimi i plotë:
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.
Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”
Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.
Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.