AKTUALITET, 20 Prill 2022, 22:05

Nard Ndoka: Prej Lulzim Bashës nuk jam në parlament

Nard Ndoka: Prej Lulzim Bashës nuk jam në parlament

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha, që ai nuk ndodhet në parlament.

I ftuar në emisionin ‘Bardh a Zi” në Abc, Ndoka tha se, Basha u tregua i pabesë me alternativën demokristiane, duke theksuar se nga ana e tij ai i qëndroj besnik vendimeve të opozitës siç ishte dhe djegia e mandateve.

Zoti Basha u tregua i pabesë. Doktori po rikthehet po i merr partinë. Por Basha u tregua i pabesë me alternativën demokrasitiane. Prej Bashës PDK nuk hyri në parlament. Unë prej tij dorëzova mandatin, i ndejta dhe katër vjet në opozitë”, u shpreh Ndoka.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit Nard Ndoka kandidoi nën logon e PD-së, duke u renditur i 8-ti në listë.