AKTUALITET, 20 Prill 2022, 16:56

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lushnjë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e  ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.