AKTUALITET, 20 Prill 2022, 20:49

VIDEO/ Kërcënohet me armë një ish-polic në Shëngjin

VIDEO/ Kërcënohet me armë një ish-polic në

Një ish-efektivi i policisë së shtetit me iniciale Gj.N. është kanosur me armë zjarri nga dy persona.

Ngjarja e rëndë, sipas TCH, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Shëngjinit.

Të njëjtat burime raportojnë se dy persona me inicialet E.M. dhe E.S., të dy banues në këtë qytet janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë.

VIDEO/ Kërcënohet me armë një ish-polic në

Përleshja fizike zgjat për disa sekonda dhe më pas të rinjtë nxjerrin armën. Nuk ka një njoftim policie në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë dy djemtë që të kanosin ish-efektivin, por dyshohet se shkak është bërë një parkim makine.