AKTUALITET, 20 Prill 2022, 20:42

Baton Haxhiu: Berisha kërkon të destabilizojë Shqipërinë

Baton Haxhiu: Berisha kërkon të destabilizojë

Baton Haxhiu thotë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të destabilizojë Shqipërinë.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Berisha kërkon të krijojë një krizë të madhe në skenën politike. 

“Ai kërkon një betejë duke qenë në krye dhe duke e krijuar krizën e madhe. Berisha është i vetëdijshëm se kriza e madhe bëhet ose ndërtohet vetëm nëse ai bëhet kryetar i PD dhe Ilir Meta kryetar i Partisë Socialiste. Berisha e do fuqinë kundër Ramës dhe do të ketë negociata me Metën për t’ia nxirë jetën pushtetit”, tha ai.

Ndërsa, analisti Andi Bushati shprehet se Berisha është i detyruar të sillet si kryetar i Partisë Demokratike, edhe pse ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet në parti.

Sipas Bushatit, Berisha nuk përballet vetëm me kryeministrin Rama, por edhe me SHBA-të dhe grupin kundërshtar brenda PD-së.

“Berisha është i dënuar të sillet në këtë mënyrë. Ka njerëz që e kontestojnë në parti por nuk janë sfidantë normal. Ata janë si një koalicion, kundërshtarë të mbështetur nga amerikanët dhe pushteti”, tha Bushati.