TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi kërkon hetim pasuror për politikanët dhe sekuestro të pasurive.
Në një reagim në ‘Facebook’ Maliqi kërkon hetim pasuror të politikanëve dhe sekuestro të këtyre aseteve.
“Hetim pasuror politikanëve dhe sekuestro nëse duam shtet ligjor. Kur flet për popullin, Ministra e Deputetë mbajnë veshët përpjetë! Kur i servilosesh Qeverisë duartrokasin! Mjerë populli për atë Parlament dhe ata Ministra! Vjedhje, abuzime, korrupsion, aktrime, mashtrime dhe votime kundër interesave të vendit. Dyfishuan rrogat e Deputetëve dhe Ministrave, se nuk ju dalin miliardat!! Pse nuk bëjnë Vetingun e politikanëve? Pse nuk bëjnë hetim pasuror të Deputetëve, ish-Deputetëve, Ministrave, ish-Ministrave, Drejtorëve, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarëve të Bashkive dhe ish-Kryetarëve të Bashkive apo të ish-Komunave, duke filluar nga vet unë! Kam qenë dhe mbetem i hapur! Na mbytën hajdutët, të paaftët, servilët dhe të korruptuarit! Po nuk i ndëshkojë Drejtësia do i ndëshkojë haka e popullit dhe Zoti”, shkruan ish-kandidati i “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës.